Sulmuesi i Mançester Junajtedit, Zlatan Ibrahimoviç, rikthimi i të cilit pritet të ndodhë gjatë muajit nëntor, së fundmi ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram” bashkë edhe me dy shokët e skuadrës David De Gea dhe Erik Bejlli, pas një seancë të tij stërvitore që kishte bërë me ekipin anglez.
Dhe gjithçka është në rregull sa i përket fotos, e cila duket normale, mirëpo jo edhe nëse e afron atë. Nëse bëni një gjë të tillë dhe e shihni më vëmendje, edhe ju do të konstatoni se me gishtat e mbrojtësit Bejlli, diçka nuk është në rregull.
Çfarë në realitet ka ndodhur me gishtat e Bejllit?
Nuk dihet nëse është ndonjë fotomontazh, apo futbollisti në fjalë i ka gishtat elastikë dhe mund t’iu japë çfarë forme të dëshirojë. Gjithçka mbetet një mister! Mund ta zbulojnë vetëm ata që e njohin nga afër mbrojtësin e “djajve të kuq”, i cili pjesë e Junajtedit është që nga viti 2016-të kur arriti nga rradhët e Viljarealit.