Juventusi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj SPAL shënoi fitore me rezultatin 4:1, duke mbajtur kështu hapin për kreun e tabelës me Napolin dhe Interin. Megjithatë edhe përkundër kësaj fitore, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Alegri ka mbetur i pakënaqur, duke kërkuar që sa më shpejtë të harrohet loja e shfaqur sonte nga ana e futbollistëve të tij.
“Nëse edhe ndaj Milanit do të luajmë si sonte ne do të humbim ndeshjen. Sonte e nisëm shumë mirë, pastaj e ulëm ritmin. Ndeshja mbaron vetëm atëherë kur arbitri fishkëllen për fundin e lojës, ndërsa ne një gjë të tillë nuk bëmë. SPAL ishte shumë i rrezikshëm në kundërsulm. Duhet të jemi vigjilent gjatë gjithë ndeshjes, nëse luajmë në këtë mënyrë në Milano do të dalim me eshtra të thyera”, tha Allegri pas përfundimit të ndeshjes për “Premium Sport”.
“Ishim në avantazh 2:0, por bëmë tre gabime teknike dhe SPAL mund të rikthehej në lojë. Në fund të pjesës së parë për pak sa nuk e pësuam si me Lacion, dhe nëse ndeshja do të shkonte 2:2 do të kishte marrë një rrjedh tjetër”, – shtoi tekniku “bardhë e zi”.
Juventusi me 25 pikë aktualisht renditet në pozitën e tretë, duke ndjekur në hap Napolin e pozitës së parë me 28 pikë dhe Interin e vendit të dytë me 26 pikë.