Azdren Llullaku ka mbetur i zhgënjyer pas disfatës që kombëtarja Shqiptare e pësoi sonte ndaj Bosnje e Hercegovinës.
Sipas tij Shqipëria ka qenë skuadra që ka zhvilluar një lojë shumë të mirë sonte dhe se Bosnja e Hercegovina nga dy raste ka shënuar po aq gola.
“Kishim nevojë për një rezultat pozitiv, për atmosferë, mendoj që lojën që kemi bërë sot ka qenë shumë e mirë. Bosnja nga dy raste bëri dy gola, mirëpo ne jemi të kënaqur me lojën që kemi bërë sot, një gjë të të tillë na e tha edhe vetë trajneri dhe neve duhet të shohim pozitivisht” – tha Azdren Llullaku pas përfundimit të ndeshjes.