Visar Musliu do të mungojë edhe në derbin lokal ndaj Rabotniçkit. Mbrojtësi gostivaras i Vardarit ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i marrë në ndeshjen e 09 tetorit të përfaqësueses së Maqedonisë ndaj Lihtenshtejnit, ashtu që nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar bashkëlojtarët e tij në derbin e parë të këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave rivale, njofton “infOSport.mk”.
Musliu lëndoi gishtin në ndeshjen me Lihteshtejnin dhe ndjeu dhimbje, por vazhdoi lojën, megjithatë një ditë pas ndeshjes kontrollet mjekësore treguan se bëhet fjalë për thyerje të gishtit tregues të dorës së majtë, e cila kërkon rikuperim.
Edhe pse fillimisht u mendua se mbrojtësi shqiptarë do të pauzojë vetëm një javë, ashtu nuk doli të jetë, me ç’rast përveç ndeshjeve ndaj Shkëndijës dhe Pobedës, Visar Musliu do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Rabotniçkit.
Rikthimi i tij pritet të ndodhë në fundjavë kur Vardari në kuadër të javës së 13-të do të përballet me Sileksin në Kratovë.