Milani ka përfunduar kontratën 20 vjeçare me firmën Adidas dhe është në kërim të një sponsori të ri. “Kuqezinjët” janë furnizuar me uniformat e firmës gjermane për 20 vitet e fundit dhe kanë përfituar nga 19.7 milionë euro në sezon, ndërsa pritet që në të ardhmen të vishen me uniformat e Pumas.
Gjithsesi ende nuk është bërë zyrtare se me cilin firmë do të bashkëpunojnë në të ardhmen “Rosonjerët”, ndërsa në faqen zyrtare kanë konfirmuar vetëm se nga 1 korriku do të kenë sponsor të ri për veshje.