Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo pa dyshim se për momentin janë dy futbollistët më të mirë në Botë. Ata po dominojnë duke fituar çmimet e akorduara nga FIFA dhe “France Football”, ndërsa mbrëmë ishte Ronaldo ai i cili rrëmbeu çmimin e futbollistit më të mirë, pas një sezoni fantastik që pati te Real Madridi.
Interesant janë votat e dy futbollistëve më të mirë në botë për momentin. Ylli portugez ka votuar tre shokët e skuadrës, edhe atë kroatin Luka Modriç të parin, pastaj kapitenin Serhio Ramos, si dhe brazilianin Marselo.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me yllin argjentinas i cili ka votuar tre shokët e skuadrës Suarez, Iniesta dhe Nejmar, me këtë të fundit që nga kjo verë më nuk është bashkë. Braziliani Nejmar është pjesë e PSZH-së, mirëpo kjo nuk ka ndikuar në votimin e argjentinasit.