Drejtuesit e Sionit kanë gjetur shumë shpejtë zëvendësuesin e të shkarkuarit Paolo Tramexani nga posti i trajnerit. Ende pa kaluar 24 orë të plota nga shkarkimi i ish ndihmësit të De Biasit te Komëtarja shqiptare, klubi zviceran ka publikuar emrin e teknikut të ri.
Bëhet fjalë për sih futbollistin e Barcelonës, Gabri Garsia, i cili është në hapat e parë dhe deri më sot punonte si trajner në akademinë e Barcelonës.
Ish-mesfushori “katalunas” i njohur thjesht si Gabri, do të marrë drejtimin e skuadrës zvicerane, pjesë e së cilës janë edhe tre futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani, Burim Kukeli dhe Pajtim Kasami.
Gabri ka një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur me klube si Barcelona, me të cilën ka fituar edhe një Ligë të Kampionëve gjatë vitit 2006, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij profesioniste ka luajtur edhe me Ajaksin.
Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Sionit në vitin 2011 si futbollist, por duke luajtur vetëm 5 ndeshje me këtë klub. Tashmë shpreson se me këtë skuadër do të kalojë një kohë më të gjatë bashkë në rolin e trajnerit, të cilin profesion e nisi nga viti 2014-të, duke qenë pjesë e stafit teknik në akademinë e Barcelonës.