Fundjava në elitën e futbollit zviceran ishte mjaft e suksesshme për dy futbollistët shqiptarë të Bazelit. Fjala është për Taulant Xhakën dhe Albian Ajetin, të cilët ndihmuan skuadrën e tyre për të mundur Tunin me rezultatin 2:1.
Ajeti madje realizoi gol në këtë përballje, ndërkohë Taulant Xhaka ishte ndër futbollistët më të mirë në fushën e lojës. Pikërisht paraqitja e tyre e mirë, ka bërë që të dy futbollistët e lartëpërmendur shqiptarë u gjindën edhe në formacionin më të mirë të javës së 12-të.
Rikujtojmë Xhaka pati një paraqitje tjetër të shkëlqyeshme edhe mesjavën e shkuar kur në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian arriti që të shënojë gol në ndeshjen ndaj Spartakut të Moskës.
Bazeli falë fitores ndaj Tunit arriti në kuotën e 21 pikëve dhe aktualisht ndodhet në pozitën e dytë, menjëherë pas Jang Bojs që pas 12 xhirove ka tubuar 25 pikë.