Video +18: Incidenti i tmershëm në garat rrethore me automobilë në Shkup

Aleksandar Dimushevski – Vule, i cili gjatë ditës së djeshme ishte goditur nga makina e ngasësist serb, Urosh Brkiq, në aksidentin që ndodhi në garat me makina në rrugët e qytetit të Shkupit, është jashtë rrezikut për jetë.

“Ai është i vetëdijshëm, mirëpo deri në konfirmimin zyrtar për shëndetin e tij, nuk mund të jemi të relaksuar,” – kanë deklaruar familjarët.

Mjekët kanë konstatur fraktura të shumta, në këmbën e majtë dhe disa brinj, pas së cilës është transferuar në spitalin e qytetit, që më pas me anë të ndihmës së shpejtë të trenaferohet në spitalin privat, “Sisitina”.

Ndërkohë nga Federata e Automobilizimit të Maqedonisë kanë shpreh keqardhje për incidentin që ka ndodhur dhe distancohen nga çdo përgjegjësi për garën në e mbajtur gjatë ditës së diel në rrugët e Shkupit, pasi ata theksojnë se nuk janë organizatorë të garës dhe se e njëjta është organizuar jashtë rregullorës së tyre. Organizator i garës ishte Klubi i Automobilzmit “Primo”, me në krye personin e aksidentuar, Aleksandar Dimushevski – Vule.

Incidenti qe nderpreu garat me makina te shpejta ne Shkup!Paralajmërim: Pamjet në vazhdim kanë përmbajtje shqetësuese.

Публикувахте от infosport.mk в 22 октомври 2017 г.

Leave a Reply