Nejmar ndëshkohet me të kuq, është Kavani që e shpëton  PSZH-në ndaj Marsejës (VIDEO)

Derbi i javës së 10-të në elitën e futbollit francez midis Olimpikut të Marsejës dhe Paris Sen Zhermenit është mbyllur me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Vendasit ishin shumë afër triumfit në këtë përballje, pasi gjatë kohëës së rregullt prej 90-të minutash ata avansonin me rezultatin 2:1, mirëpo minutat shtesë të takimit rezultuan të jenë të kobshme për ta, pasi në minutën e 3-të shtesë nga gjithsej 4, Edinson Kavani me një super gol nga gjuajtja e lirë arriti që të barazojë rezultatin dhe ti sigurojë një pikë skuadrës kryesuese në “Ligue 1”.

Ndryshe ishin vendasit ata të cilët të parët kaluan në avantazh me anë të Luis Gustavos, i cili shënoi në minutën e 16-të me një goditje precize nga një distancë e largët, teksa për Paris Sen Zhermenin golin e barazimit e realizoi Nejmar (33’).

Në pjesën e dytë, Thauvin sërish kaloi në epërsi Marsejën në këtë ndeshje, një gol ky që erdhi pas një gabimi të Rabiot në të djathtë.

Nejmar 3 minuta para fundit të takimit ndërlikoi gjërat, pasi në ato momente u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke braktisur fushë, mirëpo për një pikë të artë dhe vazhdimin e serisë pa humbje të PSZH-së këtë edicion në elitën e futbollit francez, u përkujdes uruguaiani Kavani me një super gol të shënuar në minutën e tretë shtesë të takimit, kur edhe barazoi shifrat në 2:2.

Pas këtij barazimi PSZH vazhdon të kryesoj renditjen me 26 pikë, 4 më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Monako, derisa Olimpiku i Marsejës mbetet në pozitën e 5-të me 18 pikë të tubuara.

Leave a Reply