Sot në Premierligën angleze në program ishin dy super ndeshje. Evertoni në “Gudison Park” mirëpriti Arsenalin, që më në fund tregoi forcën e saj të vërtetë, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Arsen Venger mundën Evertonin në transfertë me rezultatin 5:2, ndërkohë Totenhami në “Uembli” me rezultatin 4:1 mundi Liverpullin e Jurgen Klop.
Kjo ndeshje njëherit hyri në historinë e futbollit anglez, si ndeshja më e ndjekur me plotë 80 827 tifoz, që ndoqën drejtpërdrejtë këtë super ndeshje, në mesin e të cilëve ishet edhe legjenda e futbollit Botëror, Diego Armando Maradona.