5 gola për të konfirmuar momentin pozitiv nëpër të cilin po kalon. Skuadra e Olimpik Lion shpërtheu në javën e 10-të të “Ligue 1”, duke fituar 0:5 në transfertën ndaj Troja dhe duke u ngjitur për momentin në pozitën e katërt në renditje.
Holandezi Memfis Depaj ishte heroi i Lionit, duke realizuar një 3-golësh, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve për Lionin u regjistruan edhe Traore e Diaz.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të së dielës, Nice pa Mario Balotellin e dëmtuar pësoi një tjetër humbje duke u futur në një krizë të thellë.
Për ti shkaktuar humbjen e tretë rradhazi në kampionat Nices mendoi Strazburgu që fitoi me shifrat 2:1 brenda në “Alianz Riviera”. Da Kosta ishte autori i të dy golave për Strazburgun, nga një në secilën pjesë, teksa golin e nderit për vendasit gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 54-të e realizoi Les Melou nga pika e bardhë, të cilën e shkaktoi Ernest Seka, i cili në ato momente u ndëhskua me kartonë të kuq.