Juventusi edhe me 10 futbollistë luan tenis me Udinezen (VIDEO)

Skuadra kampione në fuqi e Juventusit sonte përballë Udinezes ka shfryer gjithë mllefin për atë humbje të javës së kaluar ndaj Lacios. “Zonja e Vjetër” shënoi fitore 6:2 në transfertën në “Friuli” edhe pse për plotë 65 minuta luajti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të kroatit Mario Manxhukiq.

Ishin vendasit ata që gjetën rrugën e rrjetës të parët në këtë ndeshje me anë të Pericas vetëm pas 8 minutave lojë, ndërkohë vetëm pas 6 minutash, Samir e dërgoi topin në portën e gabuar duke barazuar shifrat në 1:1.

Pas këtj barazimi nuk vonoi shumë dhe Sami Khedira për herë të parë në këtë ndeshje kaloi në epërsi Juventusin, skuadër kjo e cila në minutën e 26-të mbeti me 10 futbollistë në fushë pas përjashtimit të Mario Manxhukiq.

Epërsia numerike në fushë bënë që vendasit të këmbëngulin për të shënuar golin e barazimit, të cilin e gjejnë në fillimin e pjesës së dytë me Danilon.

Mirëpo ky barazim 2:2 vetëm sa “egërsoi” Juventusin që shënoi edhe dy gola të tjerë me Ruganin dhe Sami Khedirën.

Në minutën e 87-të ka kohë edhe për golin e tretë të mesfushorit gjerman të “bardhezinjve”, i cili merr me vete topin në shtëpi sonte, ndërsa në minutat shtesë të takimit kiste kohë edhe për golin e 6-të, që mban firmën e boshnjakut Miralem Pjaniç.

Juventusi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 22 pikëve, 3 më pak se Napoli i vendit të parë, dhe një më pak se Interi i vendit të dytë.

Në ndeshjet tjera të ditës së sotme Mlani dështoi sërish, kësaj rradhe duke regjistruar një barazim pa gola ndaj Xhenoas. Në këtë ndeshje kapiteni Leonardo Bonuçi u ndëshkua me kartonë të kuq, vetëm pas rishikimit të video materialit përmes të ashtuquajtur ËAR, ndërkohë kur jemi tek kartonët e kuq, vlen të theksohet se u treguan edhe 4 të tjerë në përballjet e javës së 9-të, ku përmes tabelës mund ti shihni edhe rezultatet e arritura.

 

Serie A, Java 9
Chievo 3 – 2 Verona
 AC Milan 0 – 0 Genoa
Atalanta 1 – 0 Bologna
Benevento 0 – 3 Fiorentina
SPAL 0 – 1 Sassuolo 
Torino 0 – 1 AS Roma
Udinese 2 – 6 Juventus 
Lazio 20:45h Cagliari

Leave a Reply