Pas asaj zënke me Kavanin për penalltinë, Nejmar vazhdon të jetë çështje diskutimi në Francë. Ai vazhdon të luaj rolin e “problematikut” te Paris Sen Zhermeni, duke u zënë kësaj rradhe me trajnerin Unaj Emeri.
Një gjë të tillë pohon e përditshmja franceze, “L’equipe”, sipas së cilës kjo zënkë kishte ndodhur një ditë pas ndeshjes me Anderlehtin në Ligën e Kampionëve Evropian, kur “parisienët” kishin shënuar fitore 0:4.
Trajneri spanjoll kishte planifikuar një seancë stërvitore me futbollistët që nuk luajtën, ndërsa Nejmar insistonte që të merrte pjesë.
Një gjë e tillë nuk i kishte pëlqyer Emerit, i cili megjithatë nuk kishte lejuar Nejmarin të jetë pjesë e stërvitjes, ndërsa braziliani në shenjë proteste kishte goditur topin drejt murit para se të hynte në dhomat e xhveshjes.
Këto situata të padëshiruara vazhdojnë të brengosin edhe drejtuesit e PSZH-së, skuadër kjo e cila megjithatë po korr suksese në aspektin e rezultateve.