Manaj gjen golin e parë në Spanjë (VIDEO)

Rej Manaj ka gjetur golin e parë në Spanjë. Ish futbollisti i Interit ka shënuar golin e parë me fanellën e Granadas, skuadër kjo e cila sot në kuadër ta javës së 11-të në Segunda Division mundi Numansian si mysafir me rezultatin 1:3, njofton “infOSport.mk”.

Manaj realizoi golin e tretë në çastet e fundit të takimit, kur edhe vulosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Numansia 1, Granada 3.

Ggoli i Manajt edhe përfundimisht shuajti shpresat e vendasve se mund të marrin një barazim në këtë ndeshje, pas golit të shënuar nga ana e Guiljermos nga pika e bardhë vetëm një minutë para golit të Manajt.

Ndryshe Granada falë golave të shënuar nga Pedro dhe Hoselu gjatë pjesës së parë avansoi me rezultatin 2:0, gola këto që në fund u treguan edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës së reprezentuesit të përkohshëm të Shqipërisë.

Granada pas kësaj fitore me 19 pikë renditet në pozitën e dytë, teksa Numansia me 18 pikë mban pozitën e 7-të në renditje.

Leave a Reply