Jashanica në janar largohet nga Skënderbeu, Rusia destinacioni i tij i rradhës

Mbrojtësi i përfaqësues së Kosovës, Bajram Jashanica do të jetë shitja e radhës e Skënderbeut. Destinacioni i tij i rradhës sipas “Panorama Sport”, do të jetë Rusia, ku menaxheri Shkumbin Qormemeti ka lidhje të forta. Mbetet për t’u parë në fakt çfarë do të ndodhë realisht në merkaton e janarit.

Nga ana tjetër, kandidati për të zëvendësuar Jashanicën në qendër të mbrojtjes së Skënderbeut, duket se është Ivan Fushtar i Kamzës.

Ndoshta në gjysmën e dytë të kampionatit korçarët do të kenë një dyshe qendre kroate në mbrojtje me Radasin dhe Fushtarin.


SHKËNDIJA TRANSFERON JASHANICËN E SKËNDERBEUT!


Riujtojmë gjatë merkatos së verës emri i Jashanicës lidhej ngushtë edhe me një transferim te Shkëndija e Tetovës, mirëpo deri te realizimi i një transferimi të tij nuk erdhi. Largimin e tij nga skuadra korçare kohëve të fundit e kishte paralajmëruar edhe vetë futbollisti kosovar, për të cilin transferimi eventual në Rusi gjatë janarit do të ishte transferimi i parë ndërkombëtarë gjatë karrierës së tij.

 

Leave a Reply