Një gol në shtesë, nga portieri i Vëllaznimit, mjaftoi që ndeshja Flamurtari-Vëllaznimi në Superligën e Kosovës të mos përfundonte, për shkak të dhunës së ardhur nga huliganët që pushtuan fushën.
Portieri i Vëllaznimit Altik Muhaxhiri shënoi me kokë golin e barazimit 1:1 në minutat shtesë, ndërsa një gjë e tillë nuk i kishte pëlqyer njërit prej tifozëve huligan të Flamurtarit i cili pasi arriti që të hyjë në fushë, me një shufër metalike arriti që të godas dy prej futbollistëve të Vëllaznimit nga Gjakova të cilët në ato momente po festonin golin e barazimit së bashku me heroin e tyre, portierin Muhaxhiri.
Pas tij edhe disa tifozë të tjerë arritën që të futen brenda fushës, duke sulmuar edhe disa nga futbollistët tjerë të Vellaznimit. Si duket numri i vogël i policisë në këtë ndeshje, bëri që ata të humbin kontrollin, ashtu që në ndihmë të tyre duheshe të vijnë edhe policë të tjerë, me ardhjen e të cilëve gjërat u vunë nën kontroll.
Nderpritet ndeshja Flamurtari – Vellaznimi
Ka shperthyer dhuna ne ndeshjen e Vala Superliges ne futboll, ndermjet Flamurtarit dhe Vellaznimit, e zhvilluar te premten ne Prishtine.Portieri i Vellaznimit Altik Muhaxhiri, ka shenuar me koke, golin e barazimit ne minutat shtese dhe menjehere pas pesimit te golit, nje tifoz i Flamurtarit ka hyre ne fushe dhe ka goditur me shufer metalike, dy lojtare te Vellaznimit, duke u shkaktuar lendime trupore, madje njeri prej tyre ka mbetur i shtrire ne toke. Pas ketij veprimi, tifozet e tjere te Flamurtarit kane hyre brenda ne terren dhe kane sulmuar edhe lojtaret e tjere te Vellaznimit
Публикувахте от Sporti në KTV в 20 октомври 2017 г.