Shkëlqen Migjen Basha, shënon dy gola në fitoren e Barit ndaj Citadellas (VIDEO)

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha ka shkëlqyer sonte me fanellën e Barit duke ndihmuar këtë skuadër që të shënojë një fitore komode 4:1 përballë Citadellas, njofton “infOSport.mk”.

Basha realizoi dy gola në këtë ndeshje, duke ndihmuar Barin që të merrë fitoren e 5-të në kuadër të xhiros së 10-të në “Serie B”. Basha golin e parë e realizoi në minutën  e 20-të, kur arriti që të barazojë shifrat, pasi ishin mysafirët e Citadellas ata që kishin hapur këtë takim pas golit të realizuar nga ana e Salvit.

1:1 ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë Bari falë golit të shënuar nga Improta për herë të parë kaloi në avantazh, që më pas këtë avantazh ta thellojë falë golave të shënuar nga Galano dhe Migjen Basha, i cili në minutën e 77-të realizoi edhe golin e katërt për Barin dhe të dytin personal.

Ky ishte dygolëshi i parë në karrierë për mesfushorin 30-vjeçar të kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon ka gjetur një ritëm perfekt, duke u bërë mjaft i rëndësishëm për ekipin e Fabio Grosos që këtë sezon ëndërrojnë Serinë A.

Ndryshe  deri në fund të takimit të kësaj përballje mysafirët realizuan edhe një gol tjetër, përmes Pasas në minutën e 83-të, kur edhe u vendos rezultati përfundimtarë i këtij takimi, Bari 4, Citadella 2.

Leave a Reply