Super goli i Zhiru në Boegrad ndaj Crvenza Zvezdës (VIDEO)

Sulmuesi francez Olivier Zhiru shënoi një super gol në fundin e ndeshjes në Beograd ndaj Crvena Zvezdës, duke ndihmuar Arsenalin për të marrë tre pikët e plota në një ndeshje shumë të tensionuar ku vendasit mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë.

Zhiru ishte vendimtar me goditjen e tij spektakolare në minutën e  85-të, kur me një lëvizje akrobatike dërgoi topin në rrjetën e portës vendase. Vetëm 5 minuta më parë, Crvena Zvezda kishte mbetur  me një futbollistë më pak në fushë, pasi Rodiç ishte ndëshkuar edhe me kartonin e dytë të verdhë në këtë takim.

Fitorja e sontme e sheh Arsenalin në pozitën e parë të grupit “H” me pikë të plota pas 3 ndeshjeve të para, i ndjekur nga Crvena Zvezda dhe BATE Borisov, skuadër kjo e cila në ndeshjen tjetër të këtij grupi mundi minimalisht 1:0 skuadrën gjermane të Këlln. Crvena Zvezda dhe BATE Borisovi pas 3 xhirove të para kanë grumbulluar nga 4 pikë, teksa Këllni mbetet pa asnjë pikë në pozitën e fundit të tabelës së klasifikimit.

 

Leave a Reply