Ndeshje dramatike është zhvilluar në Londër ndërmjet Çelsit dhe Romës që përfundoi me rezultat 3:3 e luajtur në kuadër të grupit ‘C’ të Ligës së Kampionëve. Ai që hapi sfidën në “Stemford Brixh” ishte David Luiz, duke realizuar për epërsi 1:0 në minutën e 11-të. Në të 37-tën për 2:0 mendoi belgu Eden Hazard, ndërsa 5 minuta para përfundimit të pjesës së parë ngushtoi diferencën Kolarov për 2:1.
Në minutën e 64-t të pjesës së dytë, boshnjaku Edin Xheko barazoi shifrat në 2:2, ndërsa 6-të minuta më vonë i njejtë lojtarë bëri përmbysjen momentale në 2:3. Gjithsesi për ta mos lejuar humbjen para publikut të tyre, Hazard u shfaq sërish në skenë duke barazuar rezultatin përfundimtar në 3:3 në minutën e 75-të.
Ndërkohë fitore me shumë djersë për Juventusin, që mundën Sportingun e Lisbonës me rezultat 2:1. Në minutën e 12-të autogoli i Aleks Sandros nxjerri Juven në disavantazh, ndërsa Pjaniç me një supergol në të 29-tën dhe Manxhukiç në të 84-t dhën fitoren “bardhezinjëve” në këtë përballje direkte për vendin e dytë.
Në ndeshjet tjera, Barcelona mposhti lehtësisht Olimpiakosin me rezultat 3:1, ndërsa Karabagu dhe Atletiko e Madridit u ndanë me barazim pa gola në ndeshjen e zhvilluar nga ora 18:00. /InfOSport.mk