Shkëndija dhe Vardari, kush prej tyre e para do të arrijë shifrën e 100 000 ndjekësve në facebook?

Shkëndija e Tetovës dhe Vardari i Shkupit përveç rivalitetit të madh që kanë në futbollin vendor, ata rival të mëdhenj shihen edhe në rrjetet sociale, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja skuadrat kanë tejkaluar shifrën prej 99.000 fansave dhe janë në pritje të shifrës prej 100.000 të tillë. Por parashtrohet pyetja se kush i pari do të arrijë këtë shifër. Shkëndija për momentin ndodhet në disavantazh, pasi ka 99,168 fansa që e ndjekin në profilin zyrtarë në “facebook”, teksa Vardari deri më tani ka arritur shifrën prej  99,352 ndjekësve.

Gjithë ju që dëshironi të ndihmoni ekipin shqiptarë nga Maqedonia, në këtë rast Shkëndijën që e para të arrijë në shifrën prej 100.000 fansave, një gjë të tillë mund ta bëni në linkun në vijim: https://www.facebook.com/fcshkendija/

Leave a Reply