Adis Jahoviç vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Goztepes në kampionatin elitar turk, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi me origjinë boshnjake, i cili posedon pasaportë maqedonase ka shënuar dy gola në fitoren 3:1 të skuadrës së tij sot në transfertën ndaj Anatliaspor, duke kryesuar tashmë listën e golashënuesve së bashku me sulmuesin e Galatasarajit, Gomiz.
Që të dy kanë shënuar nga 9 gola pas 8 xhirove të zhvilluara në Superligën turke, ku Goztepe falë super paraqitjeve të Jahoviç renditet në pozitën e dytë në renditje, menjëherë pas Galatasarajit.
Jahoviç sot përballë Antaliaspor realizoi dy golat e parë në minutat 8 dhe 19, ndërkohë një gol tjetër për skuadrën e tij në këtë fitore të madhe në transfertë realizoi edhe Shishmanoglu.
Merak Edenler İçinAntalyaspor- Göztepe 1-3 Maçı Geniş Özet#Göztepe #göztepelilertv
Публикувахте от Göztepeliler Tv в 14 октомври 2017 г.
Në anën tjetër golin e vetëm për Antaliasporin e realizoi braziliani Maikon, pas një asisti nga ana e kamerunasit Samuel Eto.
Rikujtojmë Jahoviç ishte grumbulluar së fundmi te përfaqësuesja e Maqedonisë për dy përballjet ndaj Italisë dhe Lihtenshtejnit, mirëpo pasi nuk morri fare besimin e trajnerit Igor Angellovski, ai i revoltuar deklaroi se nuk do të luaj më për përfaqësuesen maqedonase.