Në ndeshjen miqësore ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe Bosnje e Hercegovinës që në program është nesër në “Elbasan Arena”, mund të ketë incidente, njofton “Anadolu Agency (AA)”.
Incidente të këtilla ka paralajmëruar njëri prej fraksioneve të tifo grupit shqiptarë, “Illyrian Elite”, të cilët janë kundër Federatës së Futbollit shqiptarë.
Ndryshe “Illyrian Elite” akuzohet për ndodhitë e fundit në stadiumin në Palermo, ku për shkak hedhjes së fishekzjarreve ndeshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë u ndërpre për rreth 9 minuta.
Sipas asaj që pohojnë disa nga gazetarët shqiptarë, “Illyrian Elite”, mund të shkaktojë incidente edhe në ndeshjen miqësore kundër Bosnje e Hercegovinës.
Ndeshja, Shqipëri – Bosnje e Hercegovinë zhvillohet të martën me fillim në ora 18:00 në “Elbasan Arena”.