Sahiti: Në Tetovë shkojmë për 3 pikë

Emir Sahiti beson se nesër Rabotniçki nga Tetova do të rikthehet me tre pikë të plota. Ai beson se ekipi është përgatitur mjaft mirë gjatë periudhës dy javore, sa kishte në disponim skuadra e tij dhe gjitha skuadrat tjera nga elita e futbollit vendor, për shkak paraqitjeve të përfaqësueses së Maqedonisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kishim në disponim plotë dy javë, ashtu që kemi punuar shumë mirë gjatë kësaj periudhe. Renova ka një skuadër shumë të mirë, por ne në Tetovë do të luajmë për tre pikë të plota dhe të dalim nga kjo krizë e vogël që gjindemi për momentin”  – u shpreh enkas për “infOSport.mk” futbollisti i talentuar kosovar i Rabotniçkit, Emir Sahiti.

Rabotniçki pas 9 xhirove të para ka regjistruar vetëm një fitore, që është shumë pak për një skuadër që gjithnjë jemi mësuar ta shohim në kreun e tabelës.

Për momentin “romantikët” ndodhen në pozitën e 8-të me vetëm 7 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Renova në pozitën e parafundit në renditjen tabelare.

Leave a Reply