FC Shkupi rrethin e dytë të sezonit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë e nis me Akademija Pandevin në Strumicë. “Bardhekaltërtit” besojnë që mund t’ia dalin të nxjerrin diçka pozitive nga kjo transfertë, ndërsa vlerësojnë kundërshtarin për rezultatet e arritura në këto 9-të ndeshje të para të zhvilluara.
“Do të udhëtojmë për në Strumicë për të marrë rezultat pozitiv. Ekipi është në formë të mirë dhe me angazhim maksimal besoj se mundemi t’ia dalim. Në fillim të sezonit luajtëm baras me Akademinë, e që më pastaj ky ekip tregoi se nuk ishte befasi e rastit por është një ekip i mirë komponuar që kërkon të tregohet mirë në debutimin e tyre në Ligën e Parë. Kemi zhvilluar edhe dy miqësore që trajnerit i kanë ndihmuar të gjejë formën edhe te futbollistët më të ri, që shpresojmë do të sjellin sukseset e radhës”, ka thënë Bunjamin Shabani për faqën zyrtare të FC Shkupit.
Takimi Akademija Pandevi-FC Shkupit zhvillohet të shtunën në stadiumin “Mlladost” të Strumicës, duke filluar nga ora 14:30.