Vardari-Shkëndija është derbi që tërheq vëmendjen më të madhe në xhiron e 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë që do të luhet këtë fundjavë. “Kuqezinjët” nga Tetova edhe pse do të zhvillojnë transfertën ndaj rivalëve për titullin e kampionit, ata këtë takim e shohin të njejtë si ndeshjet tjera kampionale, duke mos e marrë me shumë eufori, ndërsa pretendojnë vetëm tri pikë të reja që do ta ngrit edhe më shumë diferencën në tabelën e LPFM-së.
“Normalisht duke e bërë një rezume gjatë 9-të ndeshjeve të zhvilluara, kemi pasur një ecuri pozitive, që mund të them më të mirën që kemi pasur si klub deri më tani. Vazhdojmë me ndeshjen e parë me Vardarin në raundin e dytë, ndeshje e rëndësishme si gjithë të tjerat, janë vetëm tri pikë në lojë. E dimë që Vardari është rivali jonë kryesor, do të shkojmë të bëjmë një lojë të bukur në “Filipi i Dytë” dhe mendojë të dalim me një rezultat pozitiv pse jo edhe me fitore”, ka thënë Cuculi.
Ai më tej ka vazhduar “Vardari ësht njejtë si me qenë Pobeda, janë vetëm tri pikë nuk është se janë më tepër. Ne mund të fitojmë edhe tre ndeshjet tjera me Vardarin dhe mos të fitojmë titullin kampion. Ne jemi të detirminuar që të fitojmë titullin, kështu që dalë ngadalë, gjërat do të ecin në mënyrë që në fund t’i arrijmë qëllimet dhe objektivat që kemi për këtë sezon”, thotë Cuculi.
Takimi i Vardari-Shkëndija luhet me të shtunën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 14:30. /InfOSport.mk