Zinedin Zidane me Realin e tij dëshiron të thyejë edhe një tjetër rekord të Pep Guardiolas, atë me më së shumti fitore të një pasnjëshme në transfertë.
Zidane me të besuarit e tij të shtunën do të përballen me Getafen si mysafir, ndërsa kjo ndeshje do të jetë disi më e veçantë për “madrilenët”, për vetë faktin se ata me fitore eventuale në këtë ndeshje do të shkruanin emrin e tyre në histori.
Nëse Real Madridi arrin të fitojë ndeshjen ndaj Getafes si mysafir, do të bëhej skuadra e parë në historinë e La Ligas që fiton 13 ndeshje radhazi në transfertë.
Deri më tani Reali i Madridit këtë rekord e ndante me Barcelonën e Guardiolas, e cila gjatë sezonit 2011/2012 kishte arritur 12 fitore radhazi, po aq sa ka tani edhe Reali i Zinedine Zidane.