Ish legjenda e Milanit, Zhorzh Vea ka arritur që të dalë fitues në zgjedhjet për prsident në Liberi, duke u bërë futbollisti i parë në histori që ka arritur një gjë të tillë.
Vea gjatë vitit 2005 kishte themeluar një parti, ndërsa vlen të theksohet se në dy fushatat paraprake zgjedhore ai nuk kishte arritur të fitoj besimin e qytetarëve.
Ishte kjo hera e tretë dhe e vërteta për ish fituesin e Topit të Artë për vitin 2005, që asaj kohe ishte afrikani i parë që shpallej si futbollisti më i mirë në Botë.