Muajve të fundit të gjithë janë në ankth duke pritur rinovimin e Lionel Mesit me Barcelonën, ndërsa shifrat marramendëse dhe bonuset që do t’i ofrohen yllit argjentinas, do të bëjnë që klubi blaugran të shesë të drejtat e emrit të “Kamp Nou”-t.
Është normale për klubet t’i shtojnë kontratave një bonus nënshkrimi por shifra e Messi-t pritet të jetë më e larta në histori. Në një raport special të gazetës katalanase L’Ara këtë javë është pretenduar se 84% e të ardhurave të klubit shpenzohen për rrogat e lojtarëve, pa llogaritur këtu kontratën e re që do të nënshkruajë Messi.
Puna e Kamp Nou-n e ri pritet të fillojë në vitin 2019 por stadiumit mund t’i jepet një emër i ri. Emri i sponsorit të ri mund të përdoret që vitin e ardhshëm, me një marrëveshje që do të përfshinte një emër marke që do t’i shtohej edhe stadiumit të ri për 25 vitet e ardhshme për të arritur fondet që duhen për kontratën e çmendur të Messi-t.