Arbitri simulon, bëhet hit në internet (VIDEO)

Në derbin brazilian midis Vasko de Gamës dhe Flamengos ka ndodhur një ngjarje shumë interesante.

Ish futbollisti i Seviljës, Luis Fabiano u ndëshkua me karton të kuq për shkak “sulmit” ndaj arbitrit.

Fillimisht Fabiano u ndëshkua me kartonë të verdhë për shkak të një ndërhyrje të palejuar ndaj njërit prej futbollistëve kundërshtarë, që më pas të vrapojë drejt arbitrit kryesor për të protestuar për kartonin e verdhë.

Derisa Fabiano me vrap u nis drejt arbitrit kryesor erdhi te një kontakt i vogël mes tyre, me ç’rast Luis Antonio Silva dos Santos u përplas në tokë, edhe pse mes tyre pati vetëm një kontakt shumë të vogël.

Pas gjithë kësaj Fabiano u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë në fushë. Në fund ndeshja u mbyll barazimin 2:2, ndërsa arbitri kryesor pa dyshim se u bë hit në internet pas këtij gjesti.

 

Leave a Reply