Futbollisti tetovar, Nuri Mustafi ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Ligës së katërt në Danimarkë të quajtur, Herlev. Mustafi ka rinovuar kontratën edhe për 1 vit me klubin danez, ndërsa lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit e ka konfirmuar edhe drejtori sporitv i FC Herlev, Mahi Hismani.
34 vjeçari shqiptarë që është në përfundim të karrierës së tij, te skuadra Herlev erdhi sezonin e kaluar, ndërsa palët ngelen të kënaqur nga bashkëpunimi 1 vjeçar, duke vazhduar kështu të mbeten së bashku edhe për 1 vit tjetër.
Ndryshe Mustafi është vëllau i ish futbollistit të njohur tetovar, Nebi Mustafi. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për Shkëndijën në futbollin vendor, ndërsa në arenën evropiane ka qenë pjesë e skuadrave si GIF Sundsvall, Ljungskile SK dhe Bronshoj BK./ InfOSport.mk