Vardari është skuadra e vetme nga elita e futbollit vendor që po garon në tre fronte, përfshirë këtu edhe ndeshjet që kjo skuadër po i zhvillon në kuadër të ndeshjeve në grupe të Liga Evropa. Kampionët në fuqi të Maqedonisë nga data 14 deri më 25 tetor do të zhvillojnë 4 ndeshje shumë të rënda.
Që të shtunën ata i pret super përballja me Shkëndijën në “Filipi i Dytë”, që më pas me 19 tetor të zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të grupit “L” të Liga Evropa ndaj Real Sociedadit. Vetëm tre ditë më pas (22 tetor) Vardarin e pret transferta në Prilep ndaj Pobedës, ndërsa në fund të këtij seriali ata do ti masin forcat me fqinjët e tyre të Rabotniçkit.