Seferi me Shqipërinë e tij mundën Moldavinë

Për dallim nga ndeshja e parë që u mbyll me barazim pa gola, sot shpresat e Shqipërisë të udhëhequra nga trajneri, Alban Bushi mundën Moldavinë me rezultatin 2:0.

Kombëtarja shqiptare zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë duke e merituar plotësisht fitoren, duke krijuar shumë volum por edhe raste për shënim.

Takimi nisi me një gol të hershëm të shënuar nga Krista Abazaj që në minutën e 14-të.

Mesfushori i Luftëtarit e shfrytëzoi në maksimumin rastin e parë të krijuar nga ai për ta dërguar topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin mininal ekipit “kuq e zi”. Ndërkohë, në pjesën e parë futbollisti kumanovar, Taulant Seferi kishte mundësi që të dyfishonte shifrat por nuk u tregua i saktë në rastin e tij vetëm kur doli i vetmuar me portierin kundërshtar.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës bie disi, kjo edhe për shkak të shumë zëvëndësimeve që kryen të dy trajnerët, megjithatë “kuqezinjtë” e Bushit në minutën e 86-të realizuan edhe golin e dytë që mban firmën e Bardhec Bytyqit.

Ky gol praktikisht mbylli edhe ndeshjen e sotshme midis Shqipërisë dhe Moldavisë që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

 

Kombëtarja shpresa e Shqipërisë e nisi ndeshjen me këtë formacion:

Kastrati, Maloku, Tafa, Toli, Maloku, Laci, Ramadani, Abazaj, Seferi dhe Kallaku.

Leave a Reply