Ndeshja e mbrëmshme e grupit “G” midis Izraelit dhe Spanjës e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, shumë lehtë ka mundur të kthehet në një tragjedi.
Pas përfundimit të ndeshjes që u takoi spanjollëve me rezultatin minimal 1:0, katër tifoz izraelit ishin futur në fushë, ndërsa njërit prej tyre i kishte rënë thika në tokë derisa po i afrohej mesfushorit të Realit të Madridit, Isko.
Megjithatë falë intervenimit të shpejtë të policisë nuk erdhi deri te ndonjë kontakt mes tifozit dhe futbollistit spanjoll. Policia arrestoi menjëherë djaloshin izraelit, duke e dërguar atë në stacion policor. Ende nuk janë bërë të ditur detajet nga ky arrestim, dhe cili ishte qëllimi i tifozëve që u futën në fushë, mirëpo lind pyetja në këtë rast vallë kush janë terroristët e vërtetë, duke pasur parasysh se po shteti izraelit vazhdimisht akuzon palestinezët për terrorizëm.