Shqipëria është mposhtur sonte nga Italia, edhe pse është përballur si e barabartë ndaj katër herë kampionëve të botës.
“Kuqezinjtë” e drejtuar nga Kristian Panuçi tentuan në pjesën e parë nga distanca të zgjidhin ndeshjen me Hysajn, Grezdën dhe Sadikun, mirëpo nuk i’a dolën, teksa “axurrët” në pjesën e dytë arritën të gjejnë rrugën e duhur drejt golit të Etrit Berishës, i cili kapituloi në minutën e 73-të para Kandrevas.
Shqipëria tentoi edhe në disa raste tjera për të mposhtur Bufonin, mirëpo portieri italian doli fitimitarë në të gjitha rastet, njëjtë sikurse edhe Etrit Berisha, i cili në minutat shtesë të takimit ndali Imobilen në një rast tek për tek dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 0:1.
Shqipëria edhe përkundër kësaj disfate mbylli këtë cikël eliminatorë në pozitën e tretë të grupit “G”, mirëpo vetëm duke iu falënderuar disfatës së Izraelit në teren vendas ndaj Spanjës.