Të martën në “Elbasan Arena” Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një miqësore të rëndësishme kundër Bosnje e Hercegovinës.
Ekipi i drejtuar nga Xhani De Biasi pritet të bëjë një paraqitje të mirë për të lënë pas krahëve tre disfatat e njëpasnjëshme, përfshirë këtu edhe këtë të fundit përballë Italisë (0:2).
Ndryshe nga përballja në Palermo, sulmuesi Armando Sadiku pritet ta nisë si titullar ndeshjen kundër Bosnjës, njëjtë sikurse edhe Eros Grezda, ndërsa dy pikpyetjet e startegut italian janë, Cikalleshi – Balaj dhe Agolli – Aliji.
Futbollisti kumanovar ka gjasa që të nis ndeshjen që nga minuta e parë, mirëpo për një gjë të tillë do të vendos vetëm në çastin e fundit vetë De Biasi.
Ndryshe është e përditshmja sportive “Panorama Sport” e cila ka publikuar formacionin e mundshëm që u provua gjatë stërvitjes së djeshme dhe pritet të aplikohet nesër në “Elbasan Arena”.