Italia, tre arsyet pse duhet të fitojë ndaj Shqipërisë

Pas barazimit 1:1 ndaj Maqedonisë në Torino, Italia nesër mbrëma do të përballet me Shqipërinë në “Loro Boriçi”. Kjo do të jetë sfida e fundit për “axurrët” dhe për “kuqezinjtë” në kuadër të grupit “G”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Për italianët, “play-off-i” i “Rusi 2018” është arritur me sukses, por mediat italiane kanë renditur disa nga arsyet se përse “axurrët” duhet të fitojnë ndaj Shqipërisë.

Së pari, Italia e sheh këtë përballje si një sfidë krenarie pas “blofit” në shtëpi kundër Maqedonisë, me të cilën barazoi 1:1.

Italia do të luajë për herë të parë në Shqipëri dhe kjo do të jetë përballja e 800-të e historisë së përfaqësueses “axurre”.

Së dyti, skuadra e drejtuar nga trajneri Ventura duhet të fitojë kundër Shqipërisë për të qenë e sigurt që do të mbajë pozicionin e duhur në renditjen e FIFA-s dhe për të qenë mes katër ekipeve të para gjatë shortit të “play-off”.

Një tjetër arsye se përse Italia kërkon të marrë fitoren ndaj Shqipërisë është fakti se kjo ndeshje ndaj “kuqezinjve” konsiderohet si prova gjenerale për ndeshjet e “play-off”.

Në rast humbjeje, morali i skuadrës italiane do të ishte i ulët dhe mund të rrezikonte të titullohej Italia më e dobët e të gjitha kohërave së bashku me atë të vitit 1958 kur nuk u kualifikua për në Botëror.

Leave a Reply