LDFM, Vëllazërimi nuk ndalet, merr sërish kreun në Perëndim

Skuadra e Vëllazërimit nën drejtimin e trajnerit Nazmi Ajdini po kalon momentet e saj më të mira në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë. Kërçovarët në ndeshjen e tyre të 7-të gjatë këtij edicioni shënuan fitoren e 5-të, duke u rikthyer në kreun e tabelës, që brenda 24 orëve të fundit qëndroi skuadra e Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Vëllazërimi në ndeshjen e fundit të javës së 7-të në Ligën e Dytë Perëndim mundën Novacin me rezultatin 2:1.

Ishin mysafirët ata të cilët të parët shënuan në këtë ndeshje me anë të Martin Nikoviq në minutën e 33-të, teksa për barazimin e Vëllazërimit u përkujdes Mërgim Dani me golin  erealizuar vetëm një minutë para fundit të pjesës së parë.


VËLLAZËRIMI TRANSFERON EDHE NJË SUPER SULMUES


Në pjesën e dytë Vëllazërimi ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë, ndërsa pas shumë rasteve për shënim, në minutën e 76-të Belul Nebiu realizoi golin e dytë, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e skuadrës kërçovare.

Për sulmuesin 24-vjeçar Nebiu ishte ky goli i parë i shënuar me fanellën e Vëllazërimit që nga arritja  e tij gjatë merkatos së verës nga rradhët e skuadrës së KF Xixa. Falë kësaj fitore Vëllazërimi me 16 pikë kryeson renditjen në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, duke lënë tashmë pas vetes ekipin e Gostivarit me 14 pikë,  teksa Novaci pas kësaj disfate me vetëm 5 pikë ndodhet në pozitën e fundit të tabelës.

Leave a Reply