Makedonija Gj.P i shkakton disfatën e parë Struga Trim Lum

Makedonija Gjorçe Petrovi është skuadra që i ka shkaktuar disfatën e parë skuadrës debutuese në Ligën e Dytë – Perëndim, Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Është dashur të kalojnë plotë 7 javë për tu dorëzuar skuadra strugane, që sot nuk ishte as hija e atyre ndeshjeve të mëparshme të shfaqura gjatë këtij edicioni.

Ata u mundën me rezultatin 3:0, ku fitoren e “luanëve” nga Gjorçe Petrovi e paralajmëroi Bobi Bozhinovski me golin e realizuar në minutën e 31-të.

Ky gol ishte i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë edhe përkundër disa tentativave të futbollistëve strugan, ishin sërish vendasit ata të cilët shënuan në rrjetën e mysafirëve.

Ivan Nastevski në minutën e 75-të ngriti epërsinë e Makedonija Gj.P në 2:0, teksa në minutat e fundit të takimit, Mihajllo Jakimoski realizoi edhe golin e tretë për rezultat përfundimtarë, Makedonija Gj.P 3, Struga Trim Lum 0.

Pas kësaj disfate Struga Trim Lum tashmë pozicionohet në vendin e tretë, teksa Makedonija Gjorçe Petrovi u largua nga pozita e fundit, duke i lënë fenerin skuadrës së Zajazit.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara sot në Ligën e Dytë – Perëndim, Gostivari doli fitues ndaj Zajazit në derbin shqiptarë, EuroMilku u mund 3:0 në transfertën ndaj Labunishtës, ndërkohë Teteksi me rezultatin 2:1 mundi Lokomotivë.

Java e  7-të mbyllet nesër me ndeshjen ndërmjet Vëllazërimit dhe Novacit.

Leave a Reply