Piloti britanik Luis Hamilton ka marrë “pole position” e 71 në karrierën e tij, duke vendosur kohën më të shpejtë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Japonisë.
Hamilton arriti kohën 1:27:316, e cila përbënë edhe rekordin e kësaj piste.
Kohën e dytë më të mirë e arriti piloti tjetër i Mercedes, Valteri Botas që ishte më i ngadalshëm për 0.332 të qindtat, ndërsa në vendin e tretë u ndal gjermani, Sebastian Fetel, i cili regjistroi një kohë më të dobët se Hamilton prej 0.472 të qindat.
Shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikonen u ndal vetëm si i 6-ti, megjithatë piloti i Ferrarit së bashku me Botas janë penalizuar me nga 5 vende për shkak të ndryshimit të kambios. Ndryshe vendi i katërt i takoi pilotit të Red Bull, Daniel Rikardo, teksa Mark Verstapen u ndal në pozitën e 5-të.
Gara për Çmimin e Madh të Japonisë në pistën “Suzuka” në program është gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 07:00.