Heri Kejn është shpëtimtari i përfaqësueses së Anglisë në ndeshjen ndaj Sllovenisë të zhvilluar sonte në kuadër të xhiros së 9-të në kualifikueset e Botërorit Rusi 2018.
Kejn shënoi golin e vetëm të sfidës dhe të fitores për Anglinë në minutat shtesë, duke dhuruar kështu fitoren 1:0 ndaj sllovenëve. Përfaqësuesja angleze pas këtij triumfi rrumballakson 23 pikë në grupin F kualifikues që renditet në vendin e parë, ndërsa Skocia mbetet e dyta me 17 pikë të tubuara.