Me tri golat e shënuar ndaj Armenisë, Robert Levandovski thyen rekordin me më shumë gola të shënuar në përfaqësuesen e Polonisë. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut kishte paraqitje të mira në duelin e xhiros së 9-të të kualifikimeve për Botërorin Rusi 2018, duke shënuar 3 gola në fitoren 6:1 ndaj Armenisë.
Levandovski tashmë ka arritur në kuotën e 50-të golave me fanellën e përfaqësueses së Polonisë, dy më shumë se legjenda Vlodzimezh Lubanski, ndërsa 5 më shumë se Gzhegozh Lato.
Përveç kësaj, Levandovski ka shënuar plotë 15 gola në këtë cikël eliminator, më shumë se çdo kush tjetër në historinë e ndeshjeve kualifikuese.