“Jo, Shqipëria nuk duhet të ketë zili”, kështu e nis shkrimin prestigjozja zvicerane “Blick”, e cila i ka dedikuar një shkrim sulmuesit shqiptarë me pasaportë zvicerane dhe situatës rreth tij kur është në pyetje se cilën përfaqësuese do të zgjedh për të përfaqësuar në të ardhmen.
Sulmuesi shqiptarë, i cili ditë më parë iu bashkua Bazelit, aktualisht është pjesë e kombëtares U-21 të Zvicrës dhe do të jetë në dispozicion për takimin ndaj Rumanisë që skuadra “helvete” do ta zhvillojë si nikoqir në Lugano.
Albian Ajeti sipas asaj që shkruan media zvicerane dëshiron të jetë pjesë e Zvicrës, megjithatë është vëllai i madh Arlindi që mund të ndikoj në vendimin i tij.
Albian Ajeti dy vite më parë kishte marrë një sms nga ish seleksionuesi i Kombëtares shqiptare, Xhiani De Biasi, mirëpo kishte mbetur vetëm me aq, teksa tani pasardhësi i tij Kristian Panuçi, seriozisht është duke menduar për ti ofruar atij një vend në kombëtaren “kuq e zi”, edhe pse sipas “Blick”, 20-vjeçari do të vazhdojë të veshur fanellën zvicerane.