Serhio Ramos sot është në qendër të vëmendjes në Spanjë, pasi në “instagram” kishte publikuar një foto që tronditi gjithë opinionin spanjoll.
Këtyre ditëve spekulohej për marrdhëniet e acarruara midis Zherard Pikes dhe Serhio Ramos, ndërsa fotoja më poshtë e publikuar nga kapiteni i Realit të Madrdit dhe njëherit të Spanjës, konfirmon një gjë të tillë.
Derisa Zherard Pike është më i zëshmi në luftën për pavarësinë e Katalunjës, në anën tjetër Serhio Ramos si kapiten i Spanjës është për mbrojtjen e integritet të shtetit të tij, ndërsa një gjë të tillë ka treguar edhe përmes fotos ku karta gjeografike e shtetit “iberik” është e mbuluar me flamurin spanjoll.
Kjo foto nuk do të ishte aq e diskutueshme nëse nuk do të zbulohej pikërisht në këto momente, kur aktuale është ndarja e Katalunjës nga Spanja.
Mediat iberike kanë zbuluar këtë foto, e cila më pas ishte fshirë nga ana e tyre dhe e njëjta ishte cilësuar si qëndrim i vetë Serhio Ramos, i cili me siguri se do të nxeh gjakrat brenda kombëtares spanjolle, në veçanti mes tij dhe futbollistit katalunas të Barcelonës, Zherard Pike.
E gjithë kjo po ndodh pak para ndeshjes së Spanjës ndaj Kombëtares shqiptare, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.