Albian Ajeti është rikthyer te Bazeli. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me shumë herë kampionët e Zvicrës, ndërsa klubi i tij i deritanishëm St. Gallen do të përfitojë 3 milionë euro nga shitja e tij.
Ajeti është prodhim i akademisë së Baselit, ndërsa qysh kur ishte 18 vjeç u inkuadrua në ekipin e parë. Megjithatë për shkak të konkurrencës së fortë, ai u largua drejt Agusburgut në Gjermani, në janar të vitit 2016.
Ai verën e këtij viti u rikthye në Zvicër te skuadra e Sent Gallen, ekip me të cilin shënoi 14 gola në 38 paraqitje.