Shqipëria gjatë muajit tetor do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të ciklit eliminatorë për Botërorin “Rusi 2018”. Në ndeshjen e parë kombëtarja shqiptare me 06 tetor do të përballet me Spanjën në transfertë, teksa tre ditë më vonë në Loro Boriçi të Shkodrës do të mirëpret Italinë.
Sulmuesi Armando Sadiku është optimist për rezultate pozitive te të dyja takimet, pavarësisht se kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj dy kombëtareve, që në vitrinat e tyre posedojnë edhe titujt kampion Bote dhe Evrope.
“Janë ndeshje shumë të rëndësishme, por edhe të bukura për gjithësecilin prej nesh që t’i luajmë, pasi janë kundërshtarë shumë të fortë. Sot nisim ditën e parë të grumbullimit dhe i përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme për këto ndeshje, do i marrim shumë me gëzim. Ne e kemi treguar veten gjithmonë me ekipe të mëdha dhe shpresat ekzistojnë edhe këtë herë. Të luajmë të bashkuar dhe të tre rezultatet janë të mundur. E kemi treguar veten që me ekipet e forta luajmë më mirë, motivohemi më shumë.”, – tha Armando Sadiku në një prononcim për “Top Channel”.