Panuçi: Respekt për Spanjën dhe Italinë, por do provojmë ti ndëshkojmë

Kristian Panuçi ka folur për dy ndeshjet e rradhës së Kombëtares shqiptare, që fillimisht me 06 tetor do të përballet me Spanjën në transfertë dhe më pas tre ditë më vonë në “Loro Boriçi” do të mirëpret Italinë.

Edhe pse përballë ka dy kombëtare të fuqishme, Panuçi nuk pëlqen të dëgjoj që rivalët janë më të fortë ende pa luajtur. Ai me gjithë respektin që ka për këto dy kombëtare të mëdha, thotë se do të provojë për ti ndëshkuar ata.

“Me Spanjën dhe Italinë janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për imazhin e Shqipërisë. Janë dy skuadra më të forta se ne, por futbolli na tregon se edhe përballë më të mirëve mund të bësh diçka të rëndësishme. Dua 11 luanë në fushë. Ne do të provojmë të marrim rezultat. Kemi respekt për këta kundërshtarë, por nuk më pëlqen të dëgjoj që rivalët janë më të fortë ende pa luajtur. Natyrisht që ndeshja me Italinë më emocionon, ashtu si edhe ajo me Spanjën, ku kam kaluar etapën më të rëndësishme në karrierë. Megjithatë, personalisht më intereson vetëm Shqipëria, jam i fiksuar te suksesi i ekipit Kombëtar. Kemi respekt për Spanjën dhe Italinë, por do të provojmë ti ndëshkojmë” – u shpreh Kristian Panuçi.

Leave a Reply