Bunjaku publikoi listën për ndeshjet me Ukrainën dhe Islandën

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku, ka publikuar  listën prej 23 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, kundër Ukrainës, më 6 tetor në “Loro Boriçi” në Shkodër dhe më 9 tetor në Reykjavik kundër Islandës.

Bunjaku ka theksuar se dy ndeshjet e ardhshme nuk do të jenë aspak të lehta, pasi përballë do të jenë dy skuadra pretendente për pozitën e parë në grup, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova të befasojë për të mirë.

“Ukraina është një kombëtare shumë e fortë dhe e cila pas Italisë është ndoshta skuadra më e përgatitur fizikisht. Ne kemi pasur një paraqitje shumë të mirë kundër tyre në ndeshjen e parë. I dimë cilësitë dhe kapacitet e Ukrainës, por ne do të japim maksimumin. Edhe këtë herë ballafaqohemi me probleme të njëjta të udhëtimeve të shumta, pasi dy stërvitjet e para i zhvillojmë në Mitrovicë dhe më pas udhëtojmë në Shkodër, por tashmë jemi mësuar edhe me këtë ritëm. Sidoqoftë, shpresoj se në kualifikimet e ardhshme stadiumi   i Prishtinës do të jetë i gatshëm dhe se Kosova më nuk do të ketë telashe të këtilla”, ka theksuar Bunjaku.

Ai tutje ka thënë se fakti që presioni i fitores është tek rivalët e bënë më të mundshme mundësinë që Kosova të befasojë në këto dy ndeshje.

“Si Ukraina, ashtu edhe Islanda e dinë peshën e këtyre ndeshjeve, sepse barazimi nuk iu mjafton. Kjo do të thotë se ata do të hyjnë për fitore patjetër. Mendoj se ndeshja me Ukrainën do të jetë më e hapur se sa ajo me Islandën, por duke u bazuar edhe në lojën e parë që kemi luajtur me Ukrainën, besoj se është një kundërshtar që mund të na përshtatet. Gjithsesi, duhet të kemi kujdes sepse është kundërshtar shumë i rrezikshëm, pasi lojtarët e saj vrapojnë shumë. Mendoj se fillimi i ndeshjes është shumë i rëndësishëm, pasi nëse nuk pësojmë gol në pjesën e parë  e kemi dëshmuar edhe në ndeshjet e kaluara që më pas luajmë shumë më mirë dhe mund të ndodhë gjithçka”, ka nënvizuar Bunjaku.

Ai ka bërë me dije se për këto dy ndeshje për shkak të lëndimeve nuk janë ftuar  Enis Alushi, Herolind Shala, Benjamin Kololli e Arbër Zeneli , derisa Bernard Berisha e Valon Berisha do të mungojnë kundër Ukrainës, për shkak të kartonëve.

 

Lista e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës
PORTIERË:
Samir Ujkani (Cremonese)
Visar Bekaj (Prishtina)
Bledar Hajdini (Trepça’89)
MBROJTËS
Amir Rrahmani (Dinamo Z.)
Bajram Jashanica (Skenderbeu)
Mërgim Vojvoda (Mouscron)
Alban Pnishi (Grasshoper)
Ardin Dallku (Vorskla)
Fidan Aliti (Skenderbeu)
Leart Paqarada (Sandhausen)
Lirim Kastrati (Roma)
MESFUSHORË
Hekuran Kryeziu (Luzern)
Besar Musolli (Kukësi)
Bernard Berisha (Akhmat)
Besar Halimi (Brondby)
Valon Berisha (Salzburg)
Flamur Kastrati (Sandefjord)
Donis Avdijaj (Schalke)
Milot Rashica (Vittese)
Bersant Celina (Ipsëich Toën)
SULMUES
Elbasan Rashani (Odds BK)
Atdhe Nuhiu (Sheffield Ëendesday)
Vedat Muriqi (Gençlerbirligi)

Leave a Reply