Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot në Shkup filloi përgatitjet për ndeshjet me Italinë dhe Lihtenshtajnin të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Për shkak të lëndimit futbollisti i Vardarit, Boban Nikollov nuk do të jetë në kombinim për të luajtur në dy ndeshjet e rradhës, ashtu që seleksionuesi Igor Angellovski në vend të tij ka ftuar sulmuesin e skuadrës turke të Goztepe, Adis Jahoviç.
Ky i fundit i është bashkuar menjëherë përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa sot pritet të jetë pjesë e seancës stërvitore me fillim në ora 18:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.
Në takimin e parë në hotelin “Grand Plaza” dhe në seancën stërvitore do të mungojnë Stole Dimitrievski, Stefan Risovski dhe Ezgjan Alioski.
Të tre futbollistët sonte vonë do të udhëtojnë drejt Shkupit dhe do të jenë në funksion të seleksionuesit Igor Angellovski, i cili beson të paraqitet sa më mirë në ndeshjen e 06 tetorit ndaj Italisë në Torino.
Rikujtojmë vetëm tre ditë më pas Maqedonia në Strumicë do të luaj ndaj Lihtenshtejnit në ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminator që “verdhekuqtë” shpresojnë ta mbyllin me fitore.