Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 ka barazuar pa gola në ndeshjen kundër Bosnjë Hercegovinës të vlefshme për mini turneun kualifikues të UEFA-së. Të dyja përfaqësueset zhvilluan lojë të mirë në terrenin Petar Milloshevski pranë FFM-së, mirëpo pa arritur që të realizojnë.
Kujtojmë që në përfaqësuesen U17 të Maqedonisë që udhëhiqet nga seleksionuesi Goran Staniq, janë të përfshirë 5 shqiptarë si Suad Jonuzi, Agon Elezi, Kushtrim Tairi, Muharem Suhejli dhe Xhemal Ibishi.
Ndërkohë në grupin e njejtë ku ndodhet Maqedonia U17, në stadiumin “Boris Trajkovski” në të njejtin termin është zhvilluar sot edhe takimi ndërmjet Moldavisë dhe Sloakisë, me këta të fundit që triumfuan me rezultat 2:0.